VIDEO- “Mësuesit me Covid humbin vendin e punës?”/ Rama ironizon opozitën: Absurditet që mund të tingëllojë normal në aktet e teatrit të Bashës

Nov 24, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është e vërtetë që mësuesit me Covid humbasin vendin e punës. Gjatë një konferencë për gazetarët, Rama tha se është absuede të mendohet që mësuesi humb vendin e punës sepse sëmurët.

Kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, duke thënë se “Ky është absurditet që mund të tingëllojë normal në aktet absurde të teatrit të Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij.”  

“Është një absurditet i madh që të thuhet nga cilido qoftë që e ka thënë se nëse raportohet me covid humb vendin e punës. Ky është absurditet që mund të tingëllojë normal në aktet absurde të teatrit të Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij.  Rreth tij vijnë si fanatik të partisë që janë në gjendje të flasin edhe absurditet.

Kush mund ta konceptojë që mësuesi humb vendin e punës nëse sëmurët. Është një marrëzi e madhe. Nuk ka të tilla.

Sa i përket asaj që një prind apo një tjetër thotë se fshihen rastet edhe ky është një absurd total. Nuk ka shans që të ketë raste për tu konsideruar nga sistemi dhe sistemi të mos i konsiderojë, flas për sistemin shëndetësor. Janë gjëra që për fat të keq thuhen mes morisë së gjerave që përfliten pabazë në këto kushte”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje të gjithëve që ti referohen autoriteteve shëndetësore dhe të mbrohen nga virusi dhe lajmet e rreme.

“Unë i bëj thirrje ti referohen autoriteteve shëndetësore dhe të mbrohen nga virusi dhe nga lajmet e rreme.

Unë e kuptoj ankthin, sesa ankthi i prindit për fëmijën, por nuk e imagjinoj dhe jo më të ndodhe që mësuesit të humbasë vendin e punës, apo të mos deklarohet që është me virus”, tha Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura