Mësuesit kërcënojnë Ramën: Ndërpresim mësimin po nuk dhatë shpërblimin

Dec 29, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Sindikatat e Arsimit kanë reaguar ndaj Qeverisë dhe kanë kërkuar shpërblimet e fundvitit. Ata kanë paralajmëruar qeverinë se do ndërpresin mësimin në muajin Janar nëse nuk marrin pagesën që u takon.

Reagimi i tyre vjen pas publikimit të kategorive që përfitojnë shpërblim për fundvitin.

rama mesuesit

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se do të përfitojnë 40 mijë lekë të reja vetëm mësuesit e dalluar. Ka qenë ky dallim dhe kjo ndarje që ka nxitur revoltën e sindikatave, të cilët paralajmërojnë:

“Do ndërpresim mësimin në janar, nëse nuk marrim shpërblimin vjetor. Duam shpërblim për të gjithë mësuesit”.

Sipas tyre, e drejta e shpërblimit të mësuesve është një e drejtë e fituar prej 16 vitesh.

“Shpërblimi vjetor jo më pak se 10 mijë lekë, kjo është një e drejtë e fituar prej 16 vitesh. Paratë janë të garantuara në buxhetin e MAS. Nuk tërhiqemi nga kërkesat, do përshkallëzojmë lëvizjen sindikale. Shpërblimi nuk merret prej 2 vitesh, kërkojmë fundin e një absurditeti. Ndihemi të diskriminuar për këtë ndarje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura