“Mësuesit e Elbasanit janë të detyruar të shkojnë në Korçë”- Arsimtarja tregon problemin, Basha: Ne do të kthejmë Drejtoritë Arsimore ashtu siç kanë qenë. S’ka kuptim që…

Apr 7, 2021 | 18:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme në Elbasan, është takuar me disa mësues.

lulzim basha

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se me ardhjen e tij në pushtet Drejtoritë Arsimore do të kthehen siç kanë qenë, ku çdo qark do të ketë të vetën.

Kjo deklaratë e kryedemokratit erdhi pasi një mësuese shprehur problemin e Drejtoria Arsimore e Elbasanit ka kaluar në Korçë dhe arsimtarët për një problem duhet të paraqiten në qytetin juglindor.

Basha: Ne do të marrim modelet e suksesshme do t’i aplikojmë ato. Synimi është që të përgatisim fëmijët e shqiptarëve në sistemin para universitar dhe më pas të kalojnë në Universitet e të bëhen gati për tregun e punës. Ne do të kthejmë drejtoritë arsimore ashtu siç kanë qenë. Çdo qark do të ketë drejtorinë e vet arsimore. Nuk ka kuptim që qarku i Gjirokastrës ta ketë Drejtorinë Arsimore në Fier, aspo Elbasani në Korçë e kështu me radhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura