Mësuesi që ngacmonte nxënësen i vetmi mashkull në staf, të tjerat ishin femra

May 12, 2017 | 12:59
SHPËRNDAJE

Hasan Martani, mësuesi që u arrestua të martën nga Policia e Tiranës për veprime të turpshme me të mitur, është mësuesi i vetëm në shkollën 9-vjeçare të Kasharit, “Mustafa Lleshi”, shkruan “Panorama”.

Policia-e-Tiranes_8

Kolegu i tij, i cili jepte lëndën e Letërsisë në këtë shkollë, prej disa javësh është me raport për shkak të një problemi shëndetësor. Ndërsa pjesa tjetër e stafit pedagogjik të shkollës janë femra. Edhe për Martanin, ky ishte viti i fundit që do të jepte mësim. Në prill të vitit që vjen ai do të dilte në pension.

Shkolla e vogël që u inaugurua vetëm 5 vjet më parë nuk rezulton të ketë pasur asnjë problem gjatë viteve të kaluara. Hasan Martani është baba i tre djemve të rritur, ndërsa e shoqja është në pension.

Deri dje ai gëzonte respektin e të gjithë kolegëve dhe prindërve të fëmijëve që mësonin në këtë shkollë. Madje të gjithë banorët e fshatit shpreheshin të habitur dje pas asaj që kishte ndodhur, pasi për ta, Martani ishte një njeri i rregullt, strikt dhe që dukej shumë i përkushtuar në punën që bënte.

Për më tepër të gjithë shpreheshin se ai dhe familja e tij ishin të ngritur profesionalisht dhe janë habitur pas ngjarjes. Shkolla ku ndodhi ngjarja ka një kapacitet prej mbi 400 nxënësish, me një sipërfaqe prej 2100 metrash katrorë, 14 klasa, 2 laboratorë, bibliotekë, salla sportive etj. Ndërsa për shkak se nuk ka shumë nxënës, nuk ka nëndrejtor shkolle.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura