Mësuesi nuk përmbahet, ngacmon seksualisht nxënësen 11-vjeçe

May 15, 2017 | 9:04
SHPËRNDAJE

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj e ka pezulluar nga puna mësimdhënësin M.S. në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, i cili ditë më parë dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen A.A., 11-vjeçare. Rasti ka kaluar te organet e drejtësisë.

1

Mësimdhënësi M.S. me një akuzë të tillë është përballë dy vjet më parë, kur punonte si mësimdhënës në shkollën e fshatit Manastirc, shkruan sot “Koha Ditore”. Procesi gjyqësor e ka nxjerrë të pafajshëm mësimdhënësin, për shkak të mungesës së provave.

Me rekomandim të Drejtorisë për arsim, M.S. është transferuar në shkollën fillore “Ahmet Hoxha”.

Në rastin e fundit ka ndodhur edhe një përleshje fizike në mes të familjarëve të nxënëses dhe mësimdhënësit brenda hapësirave shkollore, për të cilin është hapur një rast i veçantë nga Policia.

Muhamet Halili, drejtor i arsimit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim dhe e ka suspenduar nga puna këtë mësimdhënës derisa organet e drejtësisë të dalin me një vendim apo raport të saktë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura