Mësuesi në Elbasan dhunon dy nxënësit e mitur, nisin hetimet

Feb 10, 2016 | 11:07
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet pas referimit nga Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë së qytetit, për shtetasin me inicialet L.B, 59 vjeç, me profesion mësues në shkollën e mesme në fshatin Orenjë Librazhd.

“Ky shtetas, më datë 06.02.2016, duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësit e mitur të kësaj shkolle, konkretisht shtetasit:

Policia Diber

A.A, 17 vjeç, banues në fshatin Orenjë Librazhd.

D.SH, 18 vjeç, banues në fshatin Orenjë Librazhd.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga nenet 248 dhe 124/b të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura