Mësuesi kërkon konjak në polici, mohon dhunën ndaj nxënësve

Mar 12, 2016 | 8:41
SHPËRNDAJE

“Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi. Gjithçka është sajesë nga kushërinjtë e mi. Me njërin prej kushërinjve kam pasur një konflikt të vjetër pronësie”.

Agim Muca
Agim Muca

Kështu ka deklaruar dje gjatë marrjes në pyetje në polici, mësuesi Agim Muça, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi rrahu me dru zjarri 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Orzhanovë të rrethit të Bulqizës. 63-vjeçari ka thënë se nuk e ka goditur as vajzën e mitur, e cila sipas mjekëve ka pësuar hematoma në kokë.

“Mjekësia ligjore duhet të përcaktojë se çfarë ka vajza, pasi unë nuk e kam rrahur”, është shprehur Muça. Ndërkohë, burime konfidenciale nga blutë pohuan se para se të merrej në pyetje, mësuesi u ka thënë që t’i çonin një gotë konjak. Nga ana tjetër, drejtori i shkollës ku ndodhi ngjarja ka thënë se dje mësimi ka vijuar normalisht dhe se kanë emëruar një mësues tjetër në vend të 63-vjeçarit që ka përfunduar në pranga. Burimi: GSH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura