Mësuesi i dehur goditi nxënësit, Nikolla: E pafalshme për arsimtarët

Mar 10, 2016 | 19:31
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar nga Bulqiza lidhur me ngjarjen e ndodhur në shkollën “Orzhanov” në Ostren.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Mësuesi i kësaj shkolle Agim Muça, 63 vjeç, ushtroi dhunë ndaj disa nxënësve të mitur në gjendje të dehur.

Një vajzë e klasës së tretë është dërguar në spital me plagë në kokë.

Nikolla është shprehur se, “ngjarja është shumë e rëndë dhe nuk duhet të përsëritet” duke shtuar se ajo që ka ndodhur është “e pafalshme për arsimtarët shqiptarë”.

Ministrja e Arsimit ka ftuar që të denoncohen raste të tilla pasi kjo nuk duhet të ndodhi në asnjë shkollë.

Këtë deklaratë, Nikolla e bëri gjatë një vizite në zyrën arsimore në Bulqizë pas kësaj ngjarje.

Nikolla bëri me dije se vajza e goditur ka dalë nga spitali, por ndodhet në gjendje të tronditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura