Mësuesi flet pas lirimit: E vërteta e dhunës mbi nxënësit e fillores

Mar 14, 2016 | 8:36
SHPËRNDAJE

Pas lirimit nga qelia dhe vendimit për gjykim në “arrest shtëpie”, mësuesi Agim Muça, që ka 43 vjet në këtë profesion, theksoi se shumë shpejt kjo çështje do të zbardhet dhe ai do të mund të kthehet sërish në shkollë.

Mësuesi Agim Muça, dje pas lirimit nga Gjykata
Mësuesi Agim Muça, dje pas lirimit nga Gjykata

“Nxënësit që kanë dalë në disa televizione nuk janë nxënësit e Orzhanovës, nuk i mësoj unë. Gjithë ky trillim është krijuar nga dy gra të fshatit, motra me njëratjetrën. Ato kanë dy vajza në shkollën e Orzhanovës. Nuk mësojnë, nuk mbajnë libra dhe nuk frekuentojnë shkollën. Këtë ua kam thënë prindërve dhe atyre me sa kuptoj u ka mbetur hatri”- thotë ai në një intervistë për “Panorama”.

Duke mbështetur deklaratën e djemve të tij ai sqaron se gjithçka ishte inskenim për ta hequr nga puna.

“Gjithçka që ndodhi ishte një inskenim dhe përpjekje për të më larguar nga puna, me qëllim që vendin tim ta zërë dikush tjetër. Gjithsesi e theksova dhe më lart që e vërteta do të zbardhjet dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet për t’u rikthyer në vendin ku unë punoj prej më shumë se katër dekadash”- thote ai.

Intervisten e plote e lexoni sot ne “Panorama” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura