“Messi ka ngrënë më shumë pica se sa duhet”

Feb 28, 2015 | 22:16
SHPËRNDAJE

“Vitin e kaluar Messi ka ngrënë më shumë pica se sa duhet”. Kështu thotë Carles Rexach, teknik i stafit të Barcelonës dhe ish-lojtar, duke analizuar sezonin e kaluar të ‘pleshtit’ argjentinas.

Leo Messi

Ish-sulmuesi është fokusuar edhe në marrëdhëniet mes Guardiola-s dhe Vilanova-s: “Ata kanë punuar shumë vite së bashku derisa Pep vendosi të largohet nga klubi…Vendin e tij pastaj e mori Tito dhe prej aty miqësia u venit pak”, tha ai duke cituar edhe akuzat e ndërsjellta mes tyre dhe mesazhet ‘pak të çuditshme’.

“Të dy kishin marrë ofertë nga Manchester United. Gjërat u përkeqësuan kur Vilanova shkoi në New York për t’u kuruar dhe Guardiolës, i cili jetonte me familjen atje, nuk i shkoi kurrë në mendje të shkonte ta takonte”, vijoi ai. 

Për trajnerin Luis Enrique: “E nisi me shumë rregulla (‘Kush nuk stërvitet nuk luan’). Le të shohim se çfarë do të ndodhë kur Messi nuk do stërvitet dhe të ketë nevojë për të”, tha Rexach.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura