“Mësimi” nga Italia, mjeku citon specialistët dhe i bën thirrje Ramës: Mbyll call center dhe fasoneritë, mbështeti financiarisht

| 13:54
SHPËRNDAJE

tritan-770x433

Duke risjellë në vëmendje apelin e specialistëve italianë të cilët thonë se puna në grumbullime punonjësish sidomos në ambiente të mbyllura i zhvlerëson masat e marra për distancimin fizik, ish deputeti i PD dhe njëherësh ish ministri Tritan Shehu, me profesion mjek, përsërit apelin për mbylljen e fasonerive dhe call center.

Në këto aktivitete ekonomike thotë Shehu, është i lartë rreziku i infektimit nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson:

“Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD”.

POSTIMI I PLOTE

”Distancimi fizik” komprometohet rende nga aktivitete si i Call Center, ”fason” etj.

Edhe sipas specialisteve italiane, me disa nga te cilet jam ne kontakt, aktivitet ekonomike qe kryhen me koncentrime punonjesish, vecanerisht ne ambjente te mbyllura, cvleresojne masat e pergjitheshme te “distancimit fizik”.

E konsiderojne kete nje nga arsyet kryesore te diferencave shume te medha te gjendjes ndaj kesaj pandemie midis Veriut te Italise e pjeseve te tjera.
Ne Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet ne ndermarjet gjigande prodhuese, bankat e medha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerezore, qe veshtire se mund te mbyllen teresisht.

Ndersa ne pjeset e tjera te Italise dominon ndermarja e vogel dhe e mesme, fermeret, punonjesit autonome etj, pa koncentrime te medha e lehtesisht te bllokueshme.

Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.