Mesi vazhdon të mos ‘ngrejë’ kokë, humbet ndeshjen e radhës në Champions

Nov 1, 2021 | 18:41
SHPËRNDAJE

Leo Mesi nuk mori pjesë në stërvitjen që ekipi i tij zhvilloi përpara ndeshjes me Laipcig. Argjentinasi pritet të mungojë në transfertën ndaj gjermanëve, e vlefshme për  Ligën e Kampioneve.

NEJMAR MESI

Me përjashtim të ndonjë surprize, sulmuesi nuk do të udhëtojë me ekipin, 34 vjeçari ndjen një shqetësim në gju dhe nuk zhvilloi dot stërvitje me ekipin. Duhet pritur ende ndonjë njoftim nga klubi për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.

‘Pleshti’ deri më tani nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në kampionat, në 5 ndeshje të luajtura. Argjentinasi ka realizuar vetëm 3 gola në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura