Mesi sërish jashtë, rrezikon edhe duelin me Mançester Sitin në Champions

Sep 25, 2021 | 12:03
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi do të vazhdojë që të mbetet jashtë të grumbulluarve për PSG-në për ndeshjen e sotme në kampionat kundër Montpeliesë.

mesi

Me sa duket, gjuri i “Pleshtit” vazhdon që të ketë probleme, duke konfirmuar se ulja në stol që trajneri Mauricio Poçhetino i bëri kundër Lionit ka qenë më se i drejtë.

Por çfarë është më e keqja, duket se me këtë problem që vazhdoi më gjatë sesa ishte menduar, në Paris ndoshta po fshehin një dëmtim që mund të jetë edhe më i rëndë sesa kaq, duke qenë se disa media aludojnë se Mesi mund të humbë edhe supersfidën e fazës së grupeve në Champions, atë kundër Mançester Sitit, në program të martën në Francë.

Duke parë sezonin e gjatë, vështirë se Poçetino do të rrezikojë argjentinasin, nëse nuk rikuperohet totalisht.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura