Mesi për rekord “Guinness” në La Liga, ja ku është i pamposhtur

Sep 14, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

“Marca” ka bërë të ditur një tabelë me rezultate ditën e sotme. Në krye të saj qëndron Lionel Mesi. Sulmuesi i Barcelonës mban rekordet më të shumta në La Liga. Ai ka më shumë gola se të gjithë, plot 387 të tillë. Ai gjithashtu ka më shumë fitore se çdokush, 317.

mesi

“Pleshti” ka shënuar në 85 takimet i pari, një tjetër rekord ky. I ardhur nga zëvendësimi argjentinasi ka realizuar 21 herë. Për sa i përket gola fitues ose vendimtarë, janë plot 27 të tillë, podium që e kryeson përsëri Mesi. Gjithashtu ai numëron edhe një statistikë të veçantë, ka 45 takimi rradhazi pa pësuar humbje. Statistika për tu vlerësuar.

Vlen të theksohet se këto rekorde janë të futbollistëve që janë ende aktiv në La Liga, pasi Ronaldo, rivali më i madh i Mesit është larguar për te Juventus. Portugezi mban disa rekorde të rëndësishme në kampionatin spanjoll. Si për shembull më shumë tregolsha të shënuar në La Liga, me 34 të tillë, gol kundër çdo ekipi në La Liga, apo më shumë penallti të shënuara në futbollin spanjoll, 61.

t96cKLlejiv67YCt0qrEcU9cpFbzpIrB8gL1-KN2Q68 (1)
FAKSIMILE NGA “MARCA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura