Mesi ngre në “qiell” fansat e Barcelonës: Do të sjellim Champions-in në “Camp Nou”

Aug 15, 2018 | 23:01
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi ka mbajtur një fjalim në “Camp Nou” ditën e sotme përpara se të fillonin ndeshjet e Trofetut Gamper. Sot “pleshti” mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit dhe ai tha:

C_29_fotogallery_1022654__ImageGallery__imageGalleryItem_19_image

“Për mua është nder i madh që jam kapiten i skuadrës, Kam qenë me shumë fat që ka pasur shembuj lojtarë të mëdhenj si Pujol, Çavi e në fund të madhin Andres Iniesta, që do të na mungojë shumë. Për këtë sezon kemi ndërtuar një skuadër për t’ju entuziazmuar, blerjet do të na ndihmojnë shumë. Sezonin e kaluar fituam La Ligan dhe Kupën e Mbretit, por u zhgënjyem në Champions, mbi të gjitha për mënyrën sesi u eliminuam. Do të bëjmë gjithçka që Championsin ta kthejmë në “Camp Nou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura