“Mesi më këputi fare”- Sara Hoxha flet për shqetësimet e shtatzënisë: Mezi eci dhe ngrihem nga krevati

Sep 16, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti do bëhen prindër të një vajze dhe herë pas here Sara Hoxha ndan me ndjekësit foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur.

Dhe duke para imazhet e saj, fansat e blogeres kanë menduar se shtatzënia e saj po shkon më së miri.

Por partnerja e Ledri Vulës, ka treguar të vërtetën që qëndron pas atyre fotove, teksa një prej ndjekësve e pyeti nëse ka shqetësime të shtatzënisë.

“A të bëjë një pyetje? Kështu shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj ne vdiqëm të shkretët me të vjella, vapë, siklet ankth, preokupim, sa herë bëjmë ekografi, analiza. Çfarë me të thënë, ishalla qofsh si në foto,”- e pyeti ajo.

Ndërkohë Sara Hoxha rrëfeu se ka shumë shqetësime, si të gjitha femrat shtatzënë.

Ajo tregoi se ndonjëherë mezi ecën dhe ngrihet nga krevati.

Ndërsa theksoi se këto probleme nuk i kap aparati fotografik, duke shtuar se foto i realizon për qejf dhe jo për hall.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashkë, vapë sa të duash… Por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Të uroj shtatzëni sa më të lehte ?”- iu përgjigj blogerja.

 

Në një intervistë për Ardit Gjebren në fundjavë, Ledri Vula foli në lidhje me jetën e tij private, përfshirë edhe mundësinë për një dasmë.

 

Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf. Jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët,”- tha këngëtari.

 

Por si e kuptoi që Sara ishte e duhura?

Edhe për këtë, ai e kishte një përgjigje: “E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria”.

 

Më pas, reperi tha se dasmën do kishte dëshirë ta bënte në plazh, buzë detit. I pyetur për emrin e vajzës, Ledri Vula theksoi se do ta zgjidhnin muajin e fundit.

 

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura