“Meshkujt shqiptarë s’dinë të bëjnë seks”- Pas deklaratës së bujshme, gazetarja tregon historinë  e dhimbshme: Ish-i dashuri më ka tërhequr zvarrë…

Dec 12, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk njeh status ekonomik, shoqëror, gjeografi, moshë. Ndodh në vende private dhe publike, në hapësira fizike, por edhe virtuale.

Në Shqipëri, 1 në 2 gra kanë përjetuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre dhunë nga i dashuri, ish i dashuri, një i panjohur, apo në transport publik, si dhe në familje aty ku duhet të jemi me të sigurta.

7qEn-ISO_400x400

8,6 % e grave dhe vajzave në Shqipëri janë dhunuar seksualisht.

Një ndër këto gra është mjeke, fermere, arkitekte, veterinere, gazetare, avokate apo blogere. Një ndër këto gra jam unë edhe ti.

Në një rrëfim të sinqertë, gra dhe vajza personalitete të medias dhe të tjera, treguan për UNDP Albania historitë e tyre të dhunës.

Mes tyre edhe Zhaklin Lekatari, deklarata e së cilës, se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks, bëri bujë në media pak javë më parë.

“Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, tregon ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura