Meshkujt e gjatë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Jul 25, 2017 | 10:26
SHPËRNDAJE

Meshkujt e gjatë janë më të rrezikuar që të vdesin nga kanceri i prostatës, tregon një studim i ri. Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një lidhje të fortë mes tumoreve vdekjeprurëse dhe gjatësi.

Çdo 10 cm më shumë në gjatësinë e një mashkulli rrit rrezikun me 21% për zhvillimin e kancerit të prostatës dhe 17% të vdekjes nga kjo sëmundje. Një lidhje e ngjashme është gjetur edhe mes madhësisë së belit dhe rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës.

Autorja kryesore e studimit, dr. Aurora Perez-Cornago, nga Universiteti i Oksfordit, tregon: “Gjetja e një rreziku të lartë tek meshkujt e gjatë mund të sigurojë të dhëna mbi mekanizmin e fshehtë të zhvillimit të kancerit, për shembull të lidhur me ushqyerjen dhe rritjen.meshkuj, semundje

“Zbuluam gjithashtu se një peshë trupore e shëndetshme lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe vdekjes nga kjo sëmundje vite më vonë, shkruan “Gazeta Shëndeti”. Lidhjet e vëzhguara me obezitetin mund të jenë për shkak të ndryshmeve në nivelet e hormoneve tek meshkujt obezë, që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës”.

Çdo 10 cm më shumë në perimetrin e belit lidhet me 18% më shumë rrezik të vdekjes nga kanceri i prostatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura