Mesfushori shqiptar largohet pas 2 vitesh nga skuadra gjermane, transferohet të luajë në… Letoni

Jul 12, 2021 | 20:42
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar Besar Halimi është larguar pas dy vitesh nga gjermanët e Sandhausen për tu transferuar tek kampionia e Letonisë, Riga.

riga

26-vjeçari pas dy sezoneve jo të mira në radhët e gjermanëve ku nuk mundi të gjejë dot hapësira, transferohet në një kampionat me një nivel më të ulët, por që mund të gjejë më shumë hapësira dhe kjo është e rëndësishme.

halimi

Halimi është futbollist shqiptar i lindur në Gjermani, por që prej vitit 2015 mban veshur fanellën e Kosovës. Karriera e 26-vjeçarit në klubet gjermane është e gjatë duke kaluar në disa skuadra si Mainc, FSV Frankfurt dhe së fundmi Sandhausen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura