Mesfushori nuk dëshiron të vazhdojë te Interi, klubi nis bisedimet për shitjen përfundimtare

Mar 20, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Raxha Naingolan u largua nga Interi në merkaton e verës së kaluar, për të kaluar në formën e një huazimi të thjesht te Kaljari.nainggolan-e1577452025478

Te klubi nga Sardenja mesfushori belg ndihet i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë aty për shumë gjatë. Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Kaljari ka nisur bisedimet me Interin për ta blerë përfundimisht lojtarin.

Naingolan dëshironte të qëndronte te Interi, por nuk ishin të këtij mendimi edhe drejtuesit zikaltër dhe për këtë arsye vendosën ta largojnë.

Tashmë te Kaljari shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Interin për ta blerë lojtarin, duke ditur që edhe dëshira e tij është të qëndrojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura