Mesfushori i Vllaznisë për rekord, luan 9 minuta në 2 ndeshje dhe… shënon gol

Oct 19, 2021 | 9:29
SHPËRNDAJE

Vetëm 9 minuta në fushë me Vllazninë (3 ndaj Teutës dhe 6 në ndeshjen e djeshme kundër Dinamos) dhe një gol i shënuar.

zinedin mustedanagic 3

Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak, Zinedin Mustedanagiç, i cili dje arriti të realizojë për herë të parë në “Abissnet Superiore”.

Ai debutoi në ndeshjen ndaj Teutës, ku luajti vetëm në tre minutat e fundit, ndërsa kundër bluve u fut në fushë në të 89-ën dhe shënoi në të 96-ën. Mustedanagiç realizoi edhe në kupë dhe tashmë pret më shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura