Mesfushori i Realit: Zidan ndryshonte skemën që mos të luaja unë

Sep 6, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Zinedin Zidan është një nga trajnerët më të suksesshëm te Reali i Madridit. Pas fitim të Ligës së Kampionëve 3 herë rradhazi ai dha dorëheqjen nga posti i trajnerit me arsyetimin se nuk ka çfarë të kërkoi më nga ekipi. Mesfushori i Realit, Dani Kebalos i del kundër francezit.

dani kebalos

Pas largimit të Zidan ai aktivizohet më shumë. “Për shkak të situatës, ndjeja zhgënjim dhe pakënaqësi nga Zidane. Kur Kros apo Modriç nuk ishin të gatshëm të luanin, trajneri ndryshonte sistemin dhe unë ngelesha jashtë. Unë nuk mora minuta as kur ekipi thjesht duhet të administronte rezultatin, madje as kur ne nuk kishim më mundësi ta fitonim La Ligan.”, shprehet Kebalos. Tashmë Kebalos ka arritur të fitojë edhe një ftesë nga Spanja e Luis Enrikes për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura