Mesfushori i PSG tek Milani, ja plani i drejtuesve kuqezinj

Aug 23, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Portali francez i dedikuar merkatos së futbollit, “le10sport.com”, raporton se Adrien Rabio, mesfushori aq shumë i kërkuar nga disa klube europiane, mund të largohet qershorin e vitit 2019 nga PSG, për më tepër me parametra zero.

adrien rabio

Dhe, janë pikërisht drejtuesit e Milanit, që po mbajnë kontakte intensive këto javë me futbollistin francez, në mënyrë që ai të pranojë Milanin. Vetë Leonardo, pati një udhëtim në Paris pak javë më parë, por asgjë nuk u mbyll në këtë merkato verore. Me siguri, tashmë ai do të jetë një firmë e siguruar për “djallin” në merkaton e sezonit tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura