Mesfushori i Kombëtares komenton përdorimin e VAR: Është një m… i madh

Sep 11, 2017 | 22:47
SHPËRNDAJE

Në të gjithë kampionatet europiane, përdorimi i video-asistentit (VAR) po komentohet mjaft pozitivisht pasi ka zgjidhur telashet e gjyqtarëve dhe po korrigjon gabimet e tyre. por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, përdorimi i teknologjisë ka shëmtuar ndeshjet dhe lojtari i Fraiburgut nuk ka ngurruar ta shprehë hapur opinionin e tij.

var bundeslige abrashi

“Është një m… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë. Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.

var bundeslige

Ai i referohej episodit të fundjavës në ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, ku shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë.

abrashi getze

“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, tha Abrashi i cili luajti 90 minuta në barazimin 0-0.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura