Mesfushori i Juves pranon ofertën e Kukësit, pritet firma. Mbeten vetëm disa detaje të vogla

Aug 6, 2018 | 21:22
SHPËRNDAJE

Mesfushorin në pronësi të Juventusit, Omar Ture, e ndajnë vetëm detajet e vogla për të firmosur me Kukësin. “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht tri ditë më parë se klubi kishte arritur në parim marrëveshjen me lojtarin nga Guinea. Tashmë mësohet se akordi mes lojtarit dhe Kukësit është i plotë, ndërsa OK-in për huazimin e tij e ka dhënë edhe Juventusi.

omar ture

Ajo që ka mbetur për t’u zgjidhur është vetëm miratimi nga agjenti i lojtarit, i cili natyrshëm ka kërkuar pjesën e tij për të këtë transferim. Gjithsesi, gjërat janë në rrugë të mbarë dhe zor se mund të prishen për këtë detaj. 19-vjeçari Omar Ture është një mesfushor shkatërrues tipik, i cili ka hedhur hapat e parë të karrierës tek Inter U-17. Më pas guineasi kaloi te Juventus, pasi u pikas nga akademia e bardhezinjve.

Ture ka luajtur me skuadrën U-19 dhe Juventus B, që këtë sezon militon në Serinë C. Ture është nën kontratë me Juven deri në verën e vitit 2019. Niveli i tij mendohet se do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar, prandaj dhe Kukësi ka insistuar për të bindur lojtarin që të firmosë. Si Ture, gjigantët e Juventusit kanë me dhjetëra lojtarë të shpërndarë në kategori të ndryshme në Itali, por jo vetëm. Një vit më parë, guineasi ishte i huazuar në klubin e Ligës së Dytë austriake, SG Vatens. Në ditët e ardhshme do të mësohet përfundimisht për fatin e lojtarit.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura