Mesfushori i Barcelonës dënohet me 1 vit burg për evazion fiskal

Jan 21, 2016 | 18:17
SHPËRNDAJE

Mesfushori argjentinas i Barcelonës, Javier Maskerano është dënuar me 1 vit burg dhe 815 mijë euro gjobë pasi u shpall fajtor për dy akuza të evazionit fiskal.

MaskeranoMegjithatë, ylli i Barcelonës nuk do të shpenzojë asnjë ditë prapa hekurave, pasi legjislacioni spanjoll, parashikon konvertimin në gjoba për të dënuarit për krime që nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Kështu, avokati i Maskeranos ka kërkuar konvertimin e dënimit në gjobë, dhe Maskerano do të paguajë dëmin e shkaktuar financiar, krahas 815 mijë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura