Mesazhi prekës i Rita Orës pas largimit nga Kosova (FOTOT)

Feb 18, 2018 | 8:32
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, tani me famë botërore, Rita Ora ishte dje në Kosovë me rastin e festimeve për 10 vjetorin e shpalljes se Pavaresise.

Në koncertin e mbajtur në Prishtinë, ajo ka realizuar performancë spektakolare për të  gjithë të pranishmit.

28208118_10211185218895731_995080060_o-650x358

E emocionuar dhe duke folur në gjuhën shqipe, Rita këndoi disa këngë nga repertori i saj, përfshirë edhe projektin e fundit “For You”.

Pas largimit nga Kosova, ajo zbuloi edhe shifrën e personava të pranishëm në koncert.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Falēnderim i veçantë ekipit tim @elenaora, @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @tawbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian, Luan dhe ekipit të gjerë të qeverisë. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, ka shkruar Rita në statusin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura