Mesazhi ndryshe i Grida Dumës: Kolegë të maxhorancës, thoni të vërtetat. Në politikë nuk ju ka sjellë…

May 22, 2018 | 14:04
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duman në fjalën e saj në Komisionin e Shëndetësisë, ka dhënë disa mesazhe ndryshe për politikën.

Ajo u  a bërë thirrje kolegëve të maxhorancës që të thonë të vërtetën, pasi sipas saj ka shumë prej tyre që janë me integritet dhe nuk i ka sjellë Rama në politikë, por qytetarët.

Duma shtoi se  shumë prej kolegëve të saj në maxhorancë janë të detyruar të gënjejnë.

grida duma

Pjesë nga deklarata

Ka një politikë për tu bërë ky vend. Nuk ka asnjë gjykim për atë që po ndodh sot, shqiptarët janë mësuar me atë që po ndodh. Unë po ju dëgjoj me vëmendje me siguri po ju them që kam respekt për disa nga ju. Dhe kjo nuk është aspak çështje diplomacie. Shpresoja që Adelina kur të merrte fjalën ashtu siç e ka marrë fjalën me forcë për shumë gjëra të vërteta, të thoshte një pjesë të kësaj të vërtete. Unë e di shumë që dhe kolegia nga Vlora i di të vërtetat, edhe mjekët këtu që nuk prononcohen i dinë të vërtetat. Shikoni, ne e dimë gjithashtu, se në vijmë nga një trashëgimi, dhe në një moment të mos flasim me patetiazma, se në fund fare jemi po ne që kur na kërkohet një këshillë nga një student nga një mik, që të vij në Shqipëri apo të ikim, ne jemi të parët që themi ik ku do që do të shkosh. Unë e di që dhe brenda maxhorancës ka njerëz të sakrifikuar, kamikazë, për të mbrojtur çështje të pambrojtura dhe më vjen keq për këtë gjë. Për disa prej tyre me vjen keq sepse kanë shkollime perëndimore, ndërsa disa të tjerë janë të detyruar.

Të nderuar kolegë të maxhorancë, për parim jemi sot në një moment ku PS i ka të gjitha pushtetet, keni drejtësinë, ekzekutivin, mediat. Ne e dimë që të kujtojmë se si ekranet e televizioneve, kur ekranet buçisnim se kishte kaluar në 102 apo në 103%. Por ne i kemi shteruar të gjitha.

Çështja e videos është e pa koment, njerëzit e dinë që është e vërtetë, problemi është si ta rregullojmë. Sot nuk mundeni më të thonë ‘opozita’ për çdo gjë që nuk shkon. Nuk ju ka sjellë thjesht Edi Rama, jam e bindur, ka mes jush njerëz që i kanë sjellë qytetarët. Një ditë do të dalim nga politika dhe duhet të themi të vërtetat. E vetmja gjë që duhet të ndjehemi mirë të kemi ndopak ndërgjegje me të vërtetën. S’ka më kredibilitet politika. Nuk ka një përgjigje nga ju për asgjë, ka vetëm një akuzë. Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodh që kjo të zgjasë gjatë. U them këtë që jeni në paradoks historik, duhet të themi të vërteta se përndryshe do të rrëshqasim që të gjithë. Duhet të heshtni për ato që gjëra që gënjeni trashë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura