Mesazhi i veçantë i Eliot Engel: E dua popullin e Kosovës, ma kanë ndryshuar jetën

Feb 18, 2018 | 13:16
SHPËRNDAJE

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Engel ka theksuar miqësinë që ka SHBA-ja me Kosovën.

eliot-engel-780x439

Ai në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se vendi duhet të reflektojë mbi atë që ka arritur për 10 vite.

Ndërkaq, Engel ka folur rreth krijimit të Ushtrisë duke thënë se Kosova ka nevojë për një armatë që do të jetë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen.

“E di tragjeditë e viteve `99. E di që ka pasur një dekadë për pritjen për pavarësinë. 10 vjet më vonë ka gjëra për të punuar por duhet të reflektojmë mbi atë se si kemi ardhur deri këtu. Ka pasur njerëz që kanë thënë se Kosova kurrë nuk do të jetë vend i pavarur, por nëse e shihni se ku ka qenë ky vend dhe ku po shkon e sa ka arritur unë them përnjëmend urime ditëlindjen Kosovë”.

“Janë gjëra që duhet të bëhen me muaj apo dekada më vonë dhe duket sikur vendi nuk po ecë shpejtë përpara sic do të dëshironim por unë si vizitor shoh përparimin. Kam qenë nëpër tërë botën si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme por askund në botë nuk ka miq SHBA-ja, siç ka në Kosovë. Ky vend duhet ta ketë një armatë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen në botë. E dua popullin e Kosovës”, tha ndër të tjera Engel./Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura