Mesazhi i mësuesit që hoqi nga puna drejtorin e Arsimit, Nikolla me apel të fortë

Nov 18, 2017 | 20:55
SHPËRNDAJE

“Një qytetar fiton të drejtën dhe një zyrtar largohet nga detyra. Ki besim! Nuk je aspak i vetëm përballë zyrtarit që nuk të dëgjon. Qeveria është në anën tënde”.

Me kete deklarate ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka njoftuar shkarkimin kreut te drejtorise arsimore te Malesise se Madhe, pas nje denoncimi te bere ne portalin Shqiperiaqeduam.al.

nikolla

“Mjafton një mesazh në shqiperiaqeduam.al për të vënë në lëvizje qeverinë për zgjidhjen e problemit që ke me administratën. Mjafton një mesazh për të shmangur kërkesën për rryshfet në një zyrë shteti, duke marrë të drejtën e mohuar dhe ndihmuar në pastrimin e zyrave të shtetit nga grabitqarët, përmes shqiperiaqeduam.al.” thekson ministrja.

Sipas saj, “mjafton një mesazh për t’u bërë pjesë e koalcionit të madh të njerëzve të zakonshëm për Shqipërinë që duam, duke i dhënë fuqinë qeverisëse zërit të shpresave e të nevojave tuaja. S’të kushton asgjë dhe mund të bësh shumë për veten e për vendin tonë përmes shqiperiaqeduam.al”.

Gjate fjales se saj, Nikolla tregoi se edhe pse Gjovalin Veshtaj kishte dalë i pari në portal, vendin e punës e kishte zënë i dyti në listë. Pas këtij veprimi Veshtaj i ishte drejtuar vetë ministres për të denoncuar rastin.

“Ka aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë, doli i pari në portal, por fatkeqësisht fitoi i dyti. Bëhet fjalë për Gjovalin Veshtaj. Ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti por e raportoi problemin tek unë, e fitoi të drejtën dhe filloi punë,” tha Ministrja.

Mesazhi

“Zoti Kryeminister, unë që po ju shkruaj jam me profesion   mesues, jam i persekutuar politik, ish kryetar komune në Kastrat  Malësi e Madhe, anetar i PD-së që në 1992-in, i papunë që nga   2013, kam aplikuar ne portalin ‘Mesues per Shqiperinë” dhe jam  i pari në testin për degën Gjeografi në Malësinë e Madhe, për fat  keq në punë ka hyrë padrejtesisht i dyti i portalit. Une u detyrova t’ju drejtohem ju sepse në Malësinë e Madhe nuk kam   gjetur zgjidhje. Me shumë respekt e shpresë, Gjovalin Veshtaj!”

Reagimi i plote i Nikolles 

Reagimi:  Kam kënaqesinë t’ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari   që nuk heshti, po ngriti zërin e tij duke e përcjellë ankesën drejt   e tek unë përmes plaftformes shqiperiaqeduam.al, e fitoi të drejtën dhe nisi punën.

Ndërkohë kam kërkuar fillimin e procedura të menjëhershme   për shkarkim të drejtuesit të ZA-së Malësi e Madhe për abuzim me detyrën dhe cënim të së drejtës së qytetarit.

U bëj thirrje publike të gjithë atyre që ndeshen me një padrejtësi   të zyrtarëve në sistemin tonë arsimor, të mos dorëzohen, të mos i luten askujt, të mos humbasin kohë duke kërkuar miq për të perçuar zërin e të vërtetës së tyre, po të regjistrohen në   platformën e koalicionit tonë të madh me qytetarët dhe ta   percjellin ankesën e tyre drejt e në tryezën e qeverisë.

Ne jemi në anën e tyre jo të zyrtarëve të papërgjegjshëm që  luajnë me fatet e të drejtat e njerëzve. Cilido që do të kapet  në shkelje të këtyre të drejtave do të përjashtohet  menjëeherë, nga sistemi arsimor i Republikës se Shqiperisë.

Arsimi nuk është i partive, por i femijëve. Mësuesit nuk jane  të partive, po të Shqiperisë.

Kjo qeveri është e një partie që ka marrë një mandat kuqezi  dhe do të qeverisë për popullin shqiptar, jo për disa po, dhee  për disa të tjerë jo.

Shqipëria që duam mund të bëhet vetëm kështu, njerëzit  duhet të ngrenë zërin kur përballen me padrejtësi në zyrat e  shtetit dhe ne do të vendosim në vend të drejtën e tyre duke  pastruar njëkohësisht edhe zyrat e shtetit.

Ne duam të bëjmë shtet jo lojë politike me fjalën shtet. Ne  duam një Shqipëri me punë e me mirëqënie, që bëhet  vetëm duke bërë shtet për qytetarët pa dallim.  Ju faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura