Mesazhi i Merkel nga Maqedonia: Ballkani Perëndimor, vendimtar për stabilitetin e BE-së (Video)

Sep 8, 2018 | 19:37
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të shtunën në Maqedoni, ka folur edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se “stabiliteti nga pikëpamja e Gjermanisë dhe Evropës, ne kemi më së shumti interes për rajon të qëndrueshëm. Kur shikoni në hartë, e dini se Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian”.

Sipas saj “integriteti territorial është një pikënisje e rëndësishme në mënyrë që të ketë bashkëpunim kur të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Merkel ka vizituar Shkupin, në prag të mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni. Ajo ka ftuar qytetarët e këtij shtetit që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura