Mesazhi i ish-gruas së Shkëlzenit: Vota nuk shitet! (FOTO)

Apr 21, 2015 | 16:03
SHPËRNDAJE

Ish-gruaja e djalit të Sali Berishës, Sadije Berisha përmes një postimi në Facebook ka mbështetur qëndrimin se ‘vota nuk shitet’.

Postimi i Sadije Berishës në Facebook

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook, faqen ‘Vota nuk shitet’, e cila liston disa nga arsyet se përse nuk duhet bërë diçka e tillë:

“Ka plot arsye pse vota nuk eshte per shitje, por per ne shqiptaret vota eshte edhe me e shenjte se shumica prej vendeve te tjera.
– Eshte e kundraligjshme
– Per 45 vjet u detyruam te votohej nje parti, me rezultate 99.99%
– Per 45 vjet jane burgosur plot njerez pse nuk kane dale ne 6 te mengjesit per te votuar
– Per 45 vjet njerezit kane enderruar fshehurazi “se mos degjonte truri” qe te votonin te lire, por nuk kane mundur
– Vota e lire eshte themeli i ekzistences ne liri te shpirtit te nje populli
– Pas 45 vjetesh vetem me vote arriti populli yne te clirohej nga regjimi i me i eger komunist dhe te votonim te lire
– Ndoshta me lufte populli shqiptar mund te mos triumfonte kunder regjimit totalitar – ishte vota ajo qe e beri kete realitet
– Me pak matematike kuptohet se ai qe e blen voten, e blen per te perfituar me shume se c’ka shpenzuar
Vota nuk shitet, ajo ruhet si dinjiteti, shpirti dhe morali i cdo njeriu. Edhe nese hiqni dore prej ketyre vyrtyteve, voten perseri mos e shisni, pak krenari njerezore i shkon njeriut.
Vota nuk shitet!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura