Mesazhi i fortë i shefit të Policisë Kriminale në Shkodër: Sot do ul kokën dhe ju lutem…

Jan 13, 2018 | 22:00
SHPËRNDAJE

Me nje mesazh te forte, ka reaguar sot shefi i policisë kriminale të Shkodrës Saimir Rrustemi. Ne nderim te dites se 106 vjetorit te themelimit te Policise se Shtetit, qe sot perkoi edhe me nje ngjarje kriminale ne kete qytet, shefi i krimeve shkruan per situaten ne polici, per luften brenda e jashte saj, kunder krimit dhe ben nje apel te forte:

rrustemi

Mesazhi i shefit te policise kriminale Shkoder 

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone. Por te vetem ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!
Do ul koken e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj!
Do ul koken e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment ,por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.
Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!
Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!
Do ul koken e do i lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.
Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris:
Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky!
Zoti na ndihmofte!

 

saimir

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura