Mesazhi i fortë i Ramës nga Akademia e Sigurisë për rrjetet kriminale që kanë “shpëtuar” deri sot

Nov 15, 2017 | 14:10
SHPËRNDAJE

Nga Akademia e Sigurisë, një Konferencë shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë, kryeministri Edi Rama tha se lufta kunder krimit te organizuar dhe rrjeteve kriminale qe prej vitesh nuk jane goditur, eshte ne fokusin dhe prioritetin e Policise se Shtetit. Ai tha se vetingu ne radhet e Policise do jape rezultate.

rama te akademia e sigurise

“Pastëria e radhëve të policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm dhe padiskutueshëm, ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral e financiar për punonjësit e policisë, do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, por procesi historik i pastrimit të policisë së shtetit, sikurse edhe të gjyqësorit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar por edhe të paaftë do vijojë me vendosmëri në radhët e poliisë së shtetit e pastaj të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese.
Vetingu që është organizuar e do fillojë në policinë e shteit nga janari do japë rezultate të qenësishme sikundër kam besim se brezat që do dalin duke nisur nga së shpejti prej Akademisë do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi të gjakut të policisë së shtetit.
Vijimi i goditjeve për të shkatërruar rrjetet e grupeve kriminale mbetet prioritet kryesor. I kthehem edhe një herë operacionit forca e ligjit si nje ndërmjarre që do synojë katet më të larta dhe nyjet më të thella të krimit të organizuar që për shumë vite kanë qene larg fokusit të goditjeve.
Është shënjestrimi i aseteve dhe financave me origjinë kriminale duke i zhveshur këto rrjete nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh të qartë që kush përfiton nga krimi nuk i gëzon dot ato që përfiton”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura