Mesazhi i fortë i Donald Lu pas takimit me Xhafën për Shullazin dhe Lul Berishën

Jan 12, 2018 | 19:36
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhene detaje per “Balkanweb” ne lidhje me takimin qe ka pasur sot ne zyren e ministrit Fatmir Xhafaj. Pas takimit qe zgjati rreth një orë e 30 minuta, Lu bën një deklaratë të fortë. I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.

donald lu per shullazin

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Anvasadori Lu: Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

Burimi:

Balkanweb: http://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-ambasadori-i-shba-ofrojme-prokurore-te-fbi-per-hetimin-e-saimir-tahirit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura