Mesazhi i fortë i Aurela Gaçes me këngën e re, Rudina Magjistari pas emisionit kujton ngjarjet e fundit tronditëse: Fatkeqësisht…

Feb 27, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

87464514_10156648908867680_8333104915022872576_n

“Veten dua gjallë” është kënga më e re e Aurela Gaçes, e cila përcjell një mesazh të fuqishëm dhe këngëtarja thotë se nuk flet vetëm për dhunën fizike, por edhe atë psikologjike.

E ftuar në programin “Rudina” në TV Klan, ajo ka treguar detaje interesante nga kënga e re, por edhe nga jeta e saj private.

Aurela Gaçe: Nuk besoj që ka familje shqiptare që nuk e ka provuar mbase jo vetë, por motra, shoqja, mikeshat, nëna, nuk besoj që ka. Nuk besoj që ka njeri imun, që nuk e ka parë të paktën. Më pyeti dikush në rrugë dhe më tha: E luaje sikur të të kishte ndodhur vetë? I thashë unë jam vajzë e rritur në këtë ambient, pse mendon se jam ndryshe nga ty? E kam parë gjatë jetës sime, kam njohur njerëz që edhe mund të kenë dashur të jenë të dhunshëm, paçka se unë mund të jem vajzë e fortë dhe mund të kem ikur nga kjo gjë. Por unë kam histori të mikeshave, të familjarëve të mi që kanë qenë pre e dhunës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe dhunë psikologjike që femrat, gratë, vajzat shqiptare kanë provuar sepse kemi të bëjmë me çuna që mendojnë se ajo vajzë që kanë në krah nuk vlen. Për t’u ndjerë vetë mirë, i mbushin mendjen asaj që ajo nuk vlen, ajo është asgjë pa atë. Edhe kjo është dhunë. Këtë lloj dhune, sigurisht duke u rritur e kam ndjerë edhe mbi shpatullat e mia, edhe me njerëz që thoshin, unë të dua, por po mos isha unë, ti je askushi. Ky është një presion psikologjik shpirtëror, se në momentin që unë nuk ndihem e zonja, unë jam asgjë pastaj.

Ndërkohë që edhe moderatorja Magjistari ne nje reagim ne rrjetet sociale, ku ka publikuar fotot gjate intervistes ne studio, shprehet:

87467904_10156648908717680_6479875248907878400_n

“nje kenge qe percjell nje mesazh te fuqishem per dhunen ndaj gruas, fenomen i rende, i cili fatkeqesisht vazhdon po njesoj, referuar edhe ngjarjeve tronditese te sotme dhe asaj te para dy diteve. Mesazhi i Aureles i drejtohet te gjitha grave, te mos lejojne qe askush, perveç Zotit, te kete te drejten ti marre atyre jeten”.

87629388_10156648909027680_7959114268287172608_n 87559311_10156648908947680_5954765688236146688_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura