Mesazhi dëshpërues i Mavrajt para Serbisë

Oct 4, 2015 | 14:42
SHPËRNDAJE

Një nga mungesat e rëndësishme të kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit përballë Serbisë dhe Armenisë do të jetë Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi që luan në Gjermani nuk mundi dot të rikuperohet nga dëmtimi i para disa muajve.

Mërgim Mavraj
Mërgim Mavraj

Me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook Mavraj tregon dëshpërimin që nuk është i pranishëm në “Elbasan Arena” përballë serbëve.

Postimi i Mavrajt

Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët është shumë afër…

Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!

Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund…

Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha…

Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.

…e megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakoshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura