Mesazhet erotike të Eliona Pitarkës, Olti Curri sherr me policin. Haki Çako e pezullon nga detyra

Aug 23, 2017 | 13:11
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme Olti Curri postoi një status ku fliste bërjen publike të mesazheve erotike të aktores së “Apartamenti 2XL”, Eliona Pitarka, me një djalë.

screenshot-www.facebook.com-2017-08-22-12-36-20
Statusi i Olti Currit dje ne mbremje

Ndër të tjera Olti shprehej se Policia kundër krimit kibernetik duhet të marrë masa në këto raste kur mesazhet private bëhen publike.

Por në komentet e shumta që i kanë ardhur menjëherë pas statusit, ai ka pikasur atë të një djali, i cili shkruante se vetëm kur u preket privatësia njerëzve të njohur reagojnë dhe aspak kur ndodh e njëjta gjë me ata që nuk janë fytyra publike.

Më poshtë ai vazhdon dhe shkruan se kur ka ngel morali i çështjeve madhore të diskutohet nga pseudoanalistë që krijuan famë nga rrjetet sociale, është akoma më tmerr.

20915411_1884562251561219_5614731522222745804_n
Komenti i efektivit te Policise ne statusin e Currit

Kaq ka mjaftuar për Oltin që të futet dhe të kontrollojë profilin e djalit, nga ku zbuloi se ai ishte një punonjës policie.

Pas kësaj, ai ka bërë një tjetër status të gjatë, ku kryefjalë nuk ishte më Eliona por djali që përfaqësonte shtetin me profesionin dhe pozitën e tij.

“Ja si reagon nje komentues qe ne infot personale tregon se eshte pjese e Policise se shtetit…
Uroj qe kjo te jete thjeshte nje enderr e tij se po te jete ky mendimi i nje punonjesi policie kjo tregon se jetojme ne nje vend ku terrori vjen nga njerezit qe duhet te na mbrojne…
P.S. Vetem se nuk merrem me problemet e njerezve te thjeshte nuk akuzon dot faqen time, kete e dine ndjekesit me mire se kushdo. Sa per fame ne rrjetet sociale aty me njeh ti se nuk di te lexosh gazetat dhe revistat ku kam punuar, veshe te degjosh radiot ku kam drejtuar emisione apo kenget tekstet e te cilave kam shkruar etj etj. Po ti do jesh brez çokokremi dhe ate qe sheh ne facebook ate njeh…
#policiaqenukduam”, ishte statusi i analistit të njohur.

 

 

screenshot-www.facebook.com-2017-08-22-12-36-48
Statusi i Olti Currit mbi komentin e efektivit te Policise

Por nuk ka mbetur me kaq, pasi sërish polici ka komentuar, duke e ‘provokuar’ Oltin që t’i jepte fjalën se nuk do t’i fshinte këto komente, dhe duke qeshur i thotë që të mos e denoncojë, e ndër të tjera e ka quajtur atë ‘trashaluq’.

20914615_1884562121561232_6128162228289428313_n
Profili ne Facebook i efektivit te Policise

 

Një tjetër status ka pasur sërish nga Olti….

“Nje punonjes policie kaq i guximshem, ne komente facebooku, nderkohe qe jeta private e nje personi sot u denigrua dhe kjo per policin eshte rutine dhe duke paragjykuar ate qe une bej ne ekran (ne fakt jam analist apo psikoanalist per nje reality shoë dhe jo per gje tjeter se ne kete faqe bej gazetari) , vijon me ofendime sapo une e vendos ne kushte te barabarta. Une me emer mbiemer fytyre profesion dhe ai po ashtu…nuk ka nje ligj qe lejon qe nje komentues te denigrohe personalisht edhe profesionalisht nje personazh te njohur dhe ky i fundit duhet ti ktheje faqen tjeter ne heshtje…
Obez, trashaluq , idiot, ky eshte fjalori i Policise Shqiptare sot??? Ky eshte fjalori i njerezve qe duhet ti qendojne prane popullit. Nuk e di, i Emiljanos po.
Pra nese nje vajze e dhunuar shkon per ndihme tek ky polic, ky e peshon dhe pastaj vendos ta ndihmoje ose jo !!!
Ofendimet e tij aq me bejne sepse te mi thoshte Mariano Divaio edhe do mendohesha pak, por kur mi thote Emiljani…i vetmi mendim eshte urimi qe Komisariati Numer Kater, te mos i kete te gjithe policet si ky…
E veshtire teksa ai thote : me denonco…krahet e tij jane te mbrojtura, po deri ku ??? Ministri i brendshem, Rama apo te tjere…???”, shkruan Olti.screenshot-www.facebook.com-2017-08-22-12-37-5520915081_1884631348220976_6524597314620289802_n 20994018_1884631541554290_6172417430684561333_n 20993887_1884631814887596_7274627981213659114_n 20915374_1884633634887414_1228515251304388695_n

Pas kësaj Olti ka shkruar sërish duke dhënë një tjetër informacion, se ai është nipi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakos.

“Ja edhe Emiljano na lodhi kot…kujtova se ai lume sharjesh per mua erdhi pasi permenda policine dhe ai deshi te mbroje edhe pse me ofendime koleget, madje nuk i behej vone per keto ofendime publike, por jo. Thjesht sipas mesazheve qe erdhen inbox mesova se ai eshte nipi (familjar) i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Z.Haki Çako…Kjo i sqaron te gjitha. Emiljano ti je me i miri, je polici shembullor, polici qe duam, une jam obez ti je yll, rrofte meritokracia…
P.S. Sqaroje Hakiun qe obez e kishe per mua…”, e mbyll ai.screenshot-www.facebook.com-2017-08-22-12-38-56

Pas bërjes publike të mesazheve në profilin e tij në Facebook, Olti konfirmon për “Panorama” se ka pasur një komunikim me Haki Çakon, ku ky i fundit është shprehur se fjalori i përdorur nga oficeri i policë kalon etikën e komunikimit të një punonjësi policie me mediat dhe se ndaj tij është marrë masa e pezullimit.

“Madje më tha se edhe polici më i thjeshtë është i rëndësishëm sepse është para popullit përfaqësues i policisë së shtetit”, shprehet opinionisti.

Ana Kurti/ Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura