Mesazhet e ‘koduara’ të Saimir Tahirit. Flet Veliaj: Nëse dikush i ka thënë…

Apr 23, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Report TV, ka komentuar deklarata t e ditëve të fundit të bëra nga ish-ministri Samir Tahiri.

Në këtë intervistë Veliaj deklaroi se: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

Ministrat Tahiri e Veliaj gjate nje seance plenare ne Kuvend

Pjesë nga intervista

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit…

Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…

Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?

Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet.

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë…

Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.

Pse PS i ofroi mbrojtje?

PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?

Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura