Mesazh i fortë nga LSI, Manjani: Meta kryeministër? Është super i talentuar

Jan 26, 2017 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se, kryetari i LSI Ilir Meta ka aftësi të njohura për të drejtuar një qeveri. Manjani duke folur në emisionin “Opinion”, u shpreh se, cilido politika që nuk tenton të japë kontributin e tij aty ky jep më shumë nuk ka bërë siç duhet detyrën.

“Unë e shoh Metën si një njeri super të talentuar për të qeverisur Shqipërinë”, ka deklaruar Manjani në studion e emisionit “Opinion”. “Aftësitë ekzekutive të Ilir Metës janë të njohura.”

 

Manjani: Klement Balili është kërcënim për sigurinë kombëtare

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Sigurisë, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta, në lidhje me çështjen e Klement Balilit, është një rast specifik dhe i veçantë.manjann

Manjani tha se rasti është i veçantë edhe për shkak të orëve të harxhuara në lidhje me hetimet rreth kësaj çështjeje, si dhe për faktin se ka patur një interes shumë të madh nga shërbimet partnere nga SHBA në mënyrë të veçantë.

Ai kumtoi se në këtë rast po flasim për një temë që shqetëson opinionin publik, shqetëson realisht edhe sigurinë kombëtare. Sipas tij, është tema e kanabisit dhe realisht meriton një vëmendje më të madhe të institucioneve të shtetit.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu nëse kjo është tentativë për të hequr qafe akuzat që janë bërë në drejtim të z.Meta po edhe ministrit Manjani për Balilin, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, është shprehur se ky nuk është vendi për të larë mëkatet, por akuzat nga politika nuk kanë munguar asnjëherë, çështja është si është reagimi shtetëror dhe zyrtar për këtë rast.

“Klement Balilin e njoh shkresërisht. Shkresërisht, për aq sa i takon, letër-porosive që kam transmetuar ndërmjet komunikimit zyrtar me Prokurorin e shtetit tonë dhe Prokurorisë së shtetit grek. Kjo është ajo që di. Jam i vetmi zyrtar që kam folur hapur dhe gjithmonë kam kërkuar edhe kur ju nuk e kishit mendjen, për shkak të aksesit në informacion, ky person të arrestohej. Historia e këtij personi fillon dhe mbaron në një datë të vetme. 17 maj të vitit të kaluar, ishte dita kur Klement Balili është vendosur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe pas gjithë rregullave të Interpoli, personi arrestohet”, tha Manjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura