Mes tyre edhe Ermonela Jaho/ Kush janë 17 personalitetet e jashtme të pranuar sot në Akademinë e Shkencave (EMRAT)

May 28, 2021 | 13:36
SHPËRNDAJE

Akademia e Shkencave pranoi sot 17 personalitete të jashtëm që do të kontribuojnë si ekspertë të fushave të tyre.

er

Mes emrave është sopranoja me fame botërore Ermonela Jaho. Personalitete të tjerë të njohur janë publicisti Ardian Vehbiu, filozofi dhe publicist Ardian Ndreca, si dhe dirigjenti i mirënjohur Eno Koço, apo studiuesi arbëresh Matteo Mandalà.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur u shpreh: “Do doja shumë t’i falënderoja të gjithë, një e nga një, por janë një grup i madh dhe meritojnë shumë fjalë. Gjithsesi dua t’ju uroj me gjithë zemër, shëndet dhe sukses në këtë përpjekje të tyren, sëbashku me të gjithë ju, që nga Ardian Vehbiu, një mik i vjetër, një armik i dashur;  Eno Koço, një zotëri me frak, por që pas rënies së perdes së skenës ishte dhe mbeti një nxënës i përkushtuar për dijen; Ermonela Jaho. Shumëkush që nuk e njeh, mund të thotë çne, ndërsa ju që keni bërë zgjedhjen me siguri e dini atë që unë di për shkak të nderit që kam që ta njoh se Ermonela Jaho, përveç e përtej gjenialitetit të saj si këngëtare dhe vullnetit të saj heroik është dhe një njeri shëmbëlltyrë e dijes për profesionin e saj“.

Apo tek dy emra që të gjithë i kemi dëgjuar pa qenë shkencëtarë ne vetë e sot kemi të gjithë arsyet të jemi krenarë që jetojmë si bashkëkohës së tyre, Francesko Altimari dhe Mateo Madala, një duet që mbajti gjallë dhe nuk e la të vdiste një lidhje të largët me Shqipërinë arbërore. E padyshim nuk diskutohet tek Kujtim Shala apo Rexhep Ismajli, apo profesor Ali Aliu që janë shprehja më kuptimplotë e faktit që mosha nuk ka rëndësi, sa ka rëndësi mundësia për të vazhduar të japësh falë dijes e falë dëshirës për të dhënë“, shtoi kreu i qeverisë.

17 personalitetet e reja të pranuara në Akademinë e Shkencave:

Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Sokrat Sinaj, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura