Mes jetës dhe vetëshkatërrimit, njeriu i Ungaretti-t flet shqip

Jan 6, 2021 | 17:23
SHPËRNDAJE

“Në ka ndonjë ndjesi të përhershme që  ndjek punën e përkthyesit, ai është dyshimi, e sidomos kur  vjen çështja te një  poet si Giuseppe Ungaretti, themeluesi i  rrymës së hermetizmit, i dhënë as  zbulimit dhe përdorimit të fjalës si një entitet me valencë të mëvetësishme, ky dyshim të gërryen jo  vetëm gjatë përkthimit, por edhe  shumë më pas”.

kulture

Ky është shqetësimi që ka shoqëruar përkthyesen  Aida Baro gjatë gjithë pro- cesit të përkthimit në gjuhën shqipe të vëllimit poetik “Ndjenja e kohës”, e poetit italian Giuseppe Ungaretti, i cili tashmë është në  duart e lexuesit nga shtëpia botuese “Pegi”. Përballë një  autori si Ungaretti, që tenton të hulumtojë në honet  më të thella të shpirtit njerëzor, dhe një vepre të shkruar thuajse një shekull më  parë, çdo përkthyes do të ndihej i turbulluar, deri  diku i stepur, por për Baron sjellja në shqip e tij ishte një sfidë, ku pas çdo vështirësie zbulohej kënaqësia e  zbulimit.

“E rëndë i është  barra e jetës/Si për atë mil- ingonën atje në dhe/Që  branë heq flatrën e bletës së  vdekur”, shkruan Ungaretti në poezinë “Lutja”.  “…Për mua nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë njohja nga afër me poetin, sepse gjuha e tij e lartë, simbolika  dhe zbulimi i saj, e shndrit- shmja që del në pah, duke  rrëmuar në të errëtën e tij, është si puna që duhet bërë për të pastruar e gdhendur faqet e diamantit”, shprehet Baro në parathënien e vëllimit poetik, në qendër të të cilit është njeriu me dilemat e tij të mëdha, me zgjedhjet që në kohën e Abelit dhe Kainit, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes jetës dhe vdekjes.

“O bari ujqish/Me dhëm- bët dritë vetëtimtare/që sh- kon tej për tej ditët tona”,  shkruan poeti te “Kaini”, teksa na paralajmëron se mallkimi mbi Kainin, që vrau të vëllanë, na ndjek të  gjithëve në rrjedhën e kohëve.  “Njeriu i dhembjes, Ung- aretti, tashmë është Njeriu  (me Nj të madhe), poezia  synon t’u japë zë konflikteve të brendshme, pikëpy- etjeve dramatike – kërkimin  e sigurive dhe limaneve; misterin: të ndierit e kohës, efemeren në raport me të përjetshmen, do të thotë  poeti, tensionit ekzistencial, rrugëtimit të dhemb- shëm për të kapërcyer të  qenit tokësor”, shprehet për vëllimin “Ndjenja e kohës”  Salvatore Guglielmino, kri- tik letrar, hartues an- tologjish letrare.

Ndërsa  për kritikun letrar, shkrimtarin dhe politikanin Romano Luperini, “Themelet  e poetikës ungaretiane që pohohen në përmbledhjen e  re janë mbi të gjitha dy: gju- ha e çmuar dhe e lartë, thuajse hyjnore, që sjell kërkimin  e një stërhollimi të lloji petrarkist, të orientuar drejt një  poezie të vyer dhe sublime; si dhe liria analogjike”.

E sa më thellë futej në  këtë botë “hermetike” ungaretiane, aq më tepër përkthyesja pyeste veten nëse do  t’ia dilte. “Më shumë se një herë kam ndier druajtjen e natyrshme në do të mundem ta shpie deri në fund  këtë projekt të madh dhe me peshë të jashtëzakonshme, por tashmë më duhet ta mbyll këtë dorë të artë, do  ta quaja, me shpresën për t’iu rikthyer, ashtu si dhe Ungaretti rishkrimit të poezive, në një moment më të pjekur profesionalisht”, përfundon Baro.

VEPRA 

“Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i  Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin  1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe  1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga “Allegria”, jo vetëm në temat e trajtuara,  por edhe në metrikën e përdorur. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t  dhe Francesco Petrarca-s,  ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdh- jetërrokësh, nëntërrokësh  dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë  çast esencialitetin, valencën, domethënien dhe  përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete.  Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe barokut, të cilin e ka  zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes  veprës së mahnitshme të  Michelangelo-s. Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe  së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u  kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga  lart.

Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme”, në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me  forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të  kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale:  poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton  veten e tij si shembull të të  gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet  dhe ndjenjat personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.

AUTORI

Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht  si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe të refuzimit të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i  kthente fjalës virgjërinë dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë  qëllimisht të errët. Ai është fitues i shumë çmimeve  letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një ndër të cilët çmimi ndërkombëtar për letërsinë “Neustadt”, më 1970.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura