Mes borës dhe baltës, autoritetet boshnjake marrin vendim për kampin e emigrantëve mes pyllit

Dec 6, 2019 | 22:08
SHPËRNDAJE

Emigrantët nga kampi i improvizuar i Vucjak afër qytetit veri-perëndimor të Bosnjës dhe Hercegovinës do të transferohen në kazerma ushtarake pranë Sarajevës të hënën, pasi ministri i Jashtëm i Bosnjës, Dragan Mektic, dhe Kryeministri i Kantonit Una Sana, Mustafa Ruznic, ranë dakord të premten.

h_55678033-1280x853

Tendat nga kampi do të hiqen dhe do të pastrohet hapësira në mënyrë që të mos ketë mundësi që dikush të kthehet atje, thanë ata.

“Ne po punojmë intensivisht në pajisjen e kazermave të Blazuj dhe do të jetë gati shumë shpejt. Deri në fund të javës tjetër, Vucjak do të mbyllet“, tha Mektic për mediat pas takimit.

Ai shtoi se ata gjithashtu kanë një plan për migrantët që ndodhen në Miral dhe Bira për t’i shpërngulur ata jashtë kantonit veriperëndimor të Bosnjës, i cili është bërë qendër për migrantët që kërkojnë të hyjnë në Kroaci anëtare të BE-së dhe më pas në Evropën Perëndimore.

“Duhet të kemi një qendër tranziti ku do të drejtohen migrantët, kështu që presioni ndaj Bihac dhe Velika Kladusa do të zvogëlohet,” tha Ruznic, duke përmendur dy qytetet kryesore në kanton.

Ai tha se policia në Kantonin Una-Sana do të angazhohej në ndihmën për të transportuar migrantët me mbështetjen e Ministrisë së Sigurisë.

Por plani kundërshtohet ashpër nga vetë migrantët, të cilët kanë thënë për mediat se nuk duan të zhvendosen larg kufirit kroat nga ku duan të kalojnë.

Disa në Vucjak u thanë mediave boshnjake se ata do të largoheshin vetëm nga kampi me forcë; ata të gjithë kishin për qëllim të shkojnë në Kroaci dhe të vazhdojnë më tej në Bashkimin Evropian. Kazerma e Blazuj është qindra kilometra larg kufirit me Kroacinë.

Kushtet në kampin e Vucjak janë përshkruar gjerësisht si të turpshme. “Ky kamp nuk duhet të ishte hapur kurrë,” tha të premten Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, duke përmbyllur vizitën e saj katër-ditore në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Duhej të ishte mbyllur disa muaj më parë. Unë u sigurova që do të mbyllej. Sidoqoftë, fakti që kampi nuk u mbyll, ishte pikërisht një nga arsyet e vizitës time”, shtoi Mijatovic. “Ajo që pashë në Vucjak ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë. Në Vucjak, kushtet e jetesës janë të tmerrshme“, vazhdoi ajo.

h_55678812-1280x853 h_55678897-1280x853 h_55678036-1280x853 h_55678030-1280x853 h_55678033-1280x853

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura