Merrte para që t’i nxirrte të dënuarit nga burgu, pranga sekretares së Haritos

Oct 2, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot shtetasen Amarilda Leka, 29 vjeçe e cila banon në Tiranë.

Arrestimi i saj erdhi pasi dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër burgje.

Amarilda Leka, personi i rrethuar me te kuqe, shtetasja e arrestuar sot
Amarilda Leka, personi i rrethuar me te kuqe, shtetasja e arrestuar sot

“Me pretendimin se ajo do t’ju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësisë me qëllim nxjerrjen e tyre nga burgu”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Sipas raporteve, Amarilda Leka, e arrestuar sot për korrupsion dhe ryshfet, është punësuar më 2014 në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe është sekretarja e zyrës elektorale të Milena Haritos.

Gjykata per Krime te Renda, zyrtarisht per “Panorama” pergenjeshtron faktin qe ajo te kete qene e punesuar ndonjehere ne Krimet e Renda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura