“Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë”, merret në mbrojtje Rudina Hajdari, zbuloi se ishte kërcënuar

Oct 31, 2019 | 11:09
SHPËRNDAJE

Rudina-hajdari-konference-reagimi

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari merret në mbrojtje pas deklaratës së saj të fortë në Kuvend se është kërcënuar. Për këtë që ajo tha se i ka ndodhur në zyrat e Kuvendit, ka lajmëruar edhe edhe kreun e Kuvendit Gramoz Rucin.

Mësohet se deputetes Hajdari i është caktuar një truprojë i cili e shoqëron.

“Merrni masa perpara se te kemi ndonje viktime ne Parlament”, u shpreh ajo ne Parlament.

Pikërisht për këtë rast, Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha pak ditë më parë në një emision televiziv se kanë nisur procedurat për hetimin e rastit, ndërsa janë marrë masat për shtimin e masave të sigurisë për deputetët.

“Mund të them që ka nisur procedura për hetimin e rastit dhe për shtimin e masave të sigurisë. Gjithçka që garanton sigurinë të deputetes në fjalë dhe deputetëve të tjerë“.

“Hetimet në Shqipëri sipas Kodit të Procedurës Penale i bën Prokuroria dhe Policia Gjyqësore që përfshin oficerë të Policisë së Shtetit apo Prokurorisë janë të detyruar të zbatojnë të gjithë urdhrat dhe instruksionet e bëra nga Prokuroria. Që do të thotë se çdo provë, çdo deklaratë, çdo evidencë e cila i shërben një hetimi të caktuar është detyrim nga ky organ për ta shqyrtuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura