Merret vendimi, Kosova nuk do të përballet kurrë me Serbinë

Apr 1, 2018 | 14:39
SHPËRNDAJE

Handbolli serb kurrë nuk do të zhvillojë më ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës. Ky pohim vjen nga president i Federatës së Hendbollit të Serbisë Dragan Skrbic. Ai ka treguar se kanë arritur një marrëveshje me Federatën Europiane të Hendbollit. Sipas kësaj marrëveshje, edhe në qoftëse shorti përcakton që këto skuadra të ndeshen me njëra- tjetrën do të duhet të hidhet sërisht një short i ri.

Serbia

“Federata e Hendbollit të Serbise ka arritur marrëveshje që ekipet serbe përfshirë edhe kombëtaren e hendbollit nuk do të ndeshen me Kosovën apo ekipet e saja” tha Skrbic.

Ndërkohë edhe xhudistet serbe nuk janë lejuar të zhvillojnë ndeshje me homologet e tyre kosovare. Lajm tjetër është se Kosva ka paralajmëruar se do të marr pjesë në kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet pikërisht në shtetin Serb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura