Merret vendimi/ Ja sa shkon paga minimale nga 1 janari 2021

Dec 17, 2020 | 9:31
SHPËRNDAJE

taksa paga

Nga 1 janari 2021 paga minimale do të jetë 30 mijë lekë për 174 orë pune në muaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Në muajin shtator ishte kryeministri Edi Rama ai që paralajmëroi se paga minimale do të ndryshojë, duke nënvizuar se asnjë pagë nuk do të jetë më nën 30 mijë lekë.

Ndryshimi parashikohet të jetë rreth 15,4 për qind më shumë se paga aktuale minimale, prej 26 mijë lekësh.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

Më herët, Shoqatat e biznesit kanë thënë për “Monitor” se këto ndryshime do të rrisin kostot për të vetëpunësuarit,  biznesin e vogël dhe fasonët./MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura