Merret peng dhe dhunohet 33-vjeçari durrsak nga dy vëllezër. Zbulohet konflikti

Apr 16, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia dhe shoku i tyre është arrestuar sot në Durrës.

Mësohet se vëllezërit kanë marrë peng disa orë në një makinë dhe e kanë dhunuar një 33-vjeçar për një borxh që i dhunuari u ka atyre.

policia

 

NJOFTIMI

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P.  33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka  lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura