Merren në pyetje 5 të arrestuarit për vrasjen e Kasmit, nuk mohojnë…

Feb 4, 2018 | 15:54
SHPËRNDAJE

Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se të ndaluarit kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 29 Janarit.

Vendi ku u vra Devi Kasmi
Vendi ku u vra Devi Kasmi

Ndërsa nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i të arrestuarve Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Të arrestuarit pritet të dalin të hënën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta. Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje lëndësh narkotike./tv klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura