Merr përmasa tragjike aksidenti në Qafë Muzinë, vdes vajza 12 vjeçe

Jun 27, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Aksidenti rrugor i ndodhur pasditën e së dielës në Qafë Muzinë ka marrë përmasa tragjike. Kjo pasi një nga fëmijët e plagosur ka ndërruar jetë.photo 3 (1)

Bëhet fjalë për Dori Lleshi, 12 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 u përfshi një autobus me studentë që po kthehej nga Saranda në Tiranë dhe një veturë. Të gjithë persona e plagosur po udhëtonin në veturën dhe janë pjesëtarë të familjes Lleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura